25 Prill 2015 – Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në njësinë administrative të Tërpanit në Poliça.
NewsBomb raporton se qytetari Ledjan Jaçaj, ka shkuar në qendrën e votimit për të votuar, por që në sistem i rezultonte se ka votuar dy herë. Qytetari vetë shprehet se ai nuk ka votuar më parë dhe që kërkonte të drejtën për të votuar.
Dyshohet se shkak është bërë sistemi i identifikimit elektronik ai që e ka nxjerrë Jaçajn, sikur ka votuar dy herë. Qendra ku ai ka shkuar për të votuar është në shkollën 9-vjeçare të Tërpanit.
Më herët zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj, tha se në vend janë ndeshur probleme me identifikimin elektronik, ndërkohë që thuhet se po punohet që qytetarët të votojnë.