Një incident ka ndodhur gjatë procesit të votimit në fshatin Dhoksat në Gjirokastër. Sipas informacioneve që transmeton media “Newsbomb.al” një person është kapur duke fotografuar votën.
Mësohet se qytetari që ka fotografuar votën është Afrim Seferi, i cili u raportua në polici nga komisionerët.
Siç kishte deklaruar më herët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi asnjë person nuk lejohet me telefon në qendrën e votimit.
Kjo është bërë me qëllim që qytetarët të mos kenë mundësi për të fotografuar votën.