Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit, në fshatin Bubq, ku kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka debatuar me një nga anketuesit e Ora News.
Sipas burimeve Rraja ka larguar anketuesen e Exit Poll, nga ambienti i jashtëm i qendrës së votimit duke i thënë mashtruese.
Më pas ka qenë gazetarja e Ora News, që ka ndërhyrë, duke i thënë se anketuesja e cila është larguar me fyerje nga deputeti ka autorizim. Ndërkohë Rraja e ka mohuar se e ka quajtur mashtruese anketuesen.
Debati i kandidatit me gazetaren!
Rrhman Rraja: Ku ta di unë, se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua.
Gazetarja: Ata nuk ardhur të ju mbushin mendjen juve
Rrhman Rraja: Më erdhën mbrapa.
Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju
Rrhman Rraja: Unë i kam thënë largohu
Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese
Rrhman Rraja: Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.
Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.
Rrhman Rraja: Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.
Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.
Rrahman Rraja: Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje.
Gazetarja: Ka autorizim.