Për rastin e dhunës që u bë publike ditën e djeshme në Divjakë, ku aktivistja Elsa Bita tha se ishte dhunuar nga shefi i policisë, Altin Shehu, ka reaguar spitali i Lushnjës.
Reagimi është bërë zyrtar nga drejtoria e këtij spitali duke iu referuar të gjithë mjekëve që kanë bërë ekzaminimet e pacientes që ishte shtruar nga plagët e marra.
Duke iu referuar dokumentit të firmosur dhe vulosur nga mjekët ekzaminues shihet se Bita, sipas mjekëve, ka vetëm probleme indore dhe për këtë dora i është vënë në allçi.
Për rastin ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe i cili e ka paostuar njoftimin për shtyp të spitalit në llogarinë e tij në Facebook. (shih faksimilen)
Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës, ku Elsa Bita filmoi një mori makinash që pretendonte që ishin të aktivistëve të Partisë Socialiste dhe që ata ndodheshin në ambientet e një lokali teksa bënin mbledhje.
Ay shkon shefi i postës policore dhe sipas pretendimeve të Bitës e dhunon për të mos e lejuar të filmonte! Vetë Shehu në një deklarim në prokurori ka thënë se nuk e ka dhunuar por ajo nga frika ishte rrëzuar bashkë me telefonin!