Denoncimi i Monika Kryemadhit: Votat blihen nga 100 deri në 300 euro

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka denoncuar një tjetër rast me blerjen e votave në Durrës, ku emra të shumtë patronazhistësh kanë shënuar në sistem emrat e votueseve si dhe pagesën përkatëse për çdo votë.

Sipas Kryemadhit, makinat me xhama të zinj apo pa targa lëvizin drejt shtëpive të personave që presin për të marrë paratë. Ajo njoftoi që çështjen do ta çojë në SPAK ditën e hënë.

Faximile e listes se patronazhisteve

Deklarata e Kryemadhit

E ndjej të arsyeshme të bëjmë një denoncim, por që të denoncosh në SPAK duhet të dorëzosh dokumentet me postë, meqënëse dita e nesërme është e djelë dhe posta është mbyllur, sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI, për transaksione dhe operacionin e blerjes së votave nga PS në qytetin e Durrësit.

Patronazhistët e PS kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku kanë marrë kartën ID, qëndrën e votimit, vendin e punës ku pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionist dhe në krahë kanë në krahë numrin e patronazhistit dhe vlerën që kanë marrë.

Është i ngjashëm me regjistrin e publikuar të PS në Tiranë.

Tashmë është e qartë se tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të zinj apo pa targa lëvizin drejt shtëpive të personave që presin për të marrë paratë.

Do ta cojmë denoncimin në polici por jo në policinë e Durrësit, pasi aty e gjithë kupola e policisë është bashkpunëtor dhe në shërbim të PS, pasi ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhsitëve të Edi Ramës.

Deklarata për mediat e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>