Presidenti Meta apel Policisë dhe SPAK: hetoni urgjentisht incidentin zgjedhor në Elbasan!

24 Prill 2021 – Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi të shtunën. Konferenca është konsideruar “e jashtezakonshme”. Tema  e komunikimit me median diten e heshjtjes zgjedhore ka qenë për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore, siç e ka cilësuar në njoftim, zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Mbi kete shqetesim konkret “i është bërë thirrje “të gjithë funksionarëve të Drejtësisë dhe të Policisë për ta ndjekur live”.

Konferenca eshte transmetuar live nga mediat dhe nga faqja zyrtare e Presidentit te Republikes.  Hape komunikimin ne audio-video

Presidenti i ka kushtuar vëmendje të veçantë, hetimit të incidentit të rëndë në Elbasan. Ai i është drejtuar me emër drejtuesve më të lartë të organeve të Drejtësisë dhe të Policisë.

“Me shumë përgjegjësi, në emër të popullit shqiptar,  ju kërkoj të veproni menjëherë për përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të dhe t’u jepni përgjigje pyetjeve. Se çdo vonesë dëmton këtë proces jetik. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet tani, sot, jo nesër dhe as pasnesër dhe ju keni përgjegjësinë e plotë për ta realizuar këtë. Pse kjo ngjarje duhet zbardhur tani me urgjencë dhe t’i jepet fund hipokrizve se “po hetohet”?!

Meta me pas ka shtuar se “nëse do të ishte hetuar në kohë, si dhe ngjarja e Kavajës ku u mbush tërë gjak zyra e PD-së, që e pashë me sytë, do të ishte ndaluar edhe ngjarja e Elbasanit, sepse në datën 7 prill, PD-ja e përfaqësuar nga zoti Bardhi ka paraqitur në SPAK, një kallëzim penal.”

PD i ka paraqitur SPAK-ut kërkesën për hetim të 48 shtetasve që ishin angazhuar në favor të PS-së duke konsumuar në meës të Elbasanit vepra penale të krimit zgjedhor. Dhe janë emrat e të gjithë atyre që janë përfshirë ne ngjarjen e 21 prillit,” ka shtuar Presidenti.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>