Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Divjakë, ku një aktiviste opozitare thotë që është dhunuar nga shefi i postës policore, Altin Shehu, prokuroria, policia, SHÇBA-ja e një sërë mekanizmash të tjerë kanë nisur verfikimet. Për pasojë është marrë në pyetje edhe vetë protagonisti i kësaj ngjarjeje.
Ai është pyetur në prokurori në lidhje me incidentin me shtetasen Elsa Bita. Shefi i policisë e ka mohuar dhunën. Referuar “Neësbomb.al” mësohet se Prokuroria e Lushnjës po dokumenton ngjarjen.
Nga prokuroria e Lushnjës, kjo media ka mësuar një pjesë dëshmie të kryepolicit Shehu ku ai mohon ngjarjen. Shehu ka thënë për autoritetet se “Elsa Bitën nuk e ka prekur njeri me dorë, por ajo është frikësuar dhe ka vrapuar, i ka rënë telefoni nga dora, madje është rrëzuar edhe vetë”!
Prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore janë në vendngjarje dhe po mbledhin të gjitha materialet e nevojshme për të bërë të mundur zbardhjen e kësj ngjarje.
Do të vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë për të parë nëse aktivistja e PD-së është dhunuar apo është rrëzuar vetë siç pretendon shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu.
Po ashtu prokurori po pret edhye një eksperttizë mjeko-ligjore të Elsa Bitës për të parë se çfarë plagësh ka. Për këtë ngjarje ka reaguar më herët edhe kreu i PDsë së Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili ka kërkuar që ngjarja të hetohet sa më parë, pasi Policia, sipas tij, është vënë në dispozicion të Erion Braçes.