Dibër/ U kapën me para në makinë, lihen në burg zyrtari i bashkisë dhe shoku i tij

Gjykata e Dibres cakton masën e sigurisë arrest me burg për Denis Xholin me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku, 25 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka provë që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

Simpatizant të Partisë Demokratike bllokuan dy ditë më parë në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Ndërkohë më herët i njoftuar se Policia e Dibrës ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë ndaj kandidatit të PD-së dhe 4 simpatizantëve demokratë. Ata akuzohen se kanë ndalur makinën ku udhëtonte punonjësja e Postës së Maqellarë.

Mësohet se procedimi penal ka nisur ndaj kandidatit për deputet të PD-së, Luan Haka dhe ndaj 4 simpatizantëve Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema, Aranit Osmani

“Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet, që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.”

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor  dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor, informon policia e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>