Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka nisur një hetim ndaj shefit të komisariatit të Policisë, Altin Shehu. Ai është kallëzuar ditën e sotme se ka rrahur aktivisten e Partisë Demokratike, Elsa Bita, në momentin kur kjo e fundit po filmonte një aktivitet të jashtëligjshëm elektoral të subjektit politik Partia Socialiste.
Zyrtarisht bëhet me dije se SHÇBA ka nisur një hetim urgjent ndaj shefit të policisë që akuzohet për ushtrim dhune.
Videoja e cila u bë shkak i kësaj përplasjeje është hedhur në llogarinë e vet nga Elsa Bita, gruaja që denoncoi një grup të madh makinash të cilat ishin parkuar përballë një lokale. Ai njoftoi se brenda atij lokali Partia Socialiste po bënte mbeldhje dhe se sot, pra një ditë parta procesit zgjedhor ishte e ndaluar të bëheshin takime politike.
Ndërkohë edhe presidenti Ilir Meta pasi ka shpërndarë videon e aktivistes, Elsa Bita nga spitali me krah të thyer i ka bërë thirrje SPAK, që të hetojë rastin.