Kandidati i Partisë Demokrtatike për Dibrën, Xhelal Mziu kërkoi ndjesë pas komenteve që bëri një ditë më parë. Ai ka postuar nje video per kete qellim, ku shprehet si me poshte
“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.
Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve,” tha Mziu.
Gjatë një takimi elektoral një ditë më parë, pas kapjes së makinës me para në Maqellarë, Mziu iu bëri thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron fundin për ata që tentojnë të korruptojnë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.