Prokuoria e Gjirokastrës ka regjistruar dy kallëzime të kryera nga kandidati për deputet Vangjel Tavo. Dy kallëzimet iu referohen dy rasteve të ndryshme për të cilat prokuroria ka bërë regjistrimin e kallëzimeve dhe nisur verifikimet.
Burimet e INFOCIP mësuan se kandidati për deputet, i subjektit politik LSI ka kallëzuar për një rast ku një person shkon në zona të ndryshme në qarkun ku ai kandidon dhe prezantohet me emrin e tij. Tavo i ka kërkuar prokurorisë ta gjejë këtë person se kush është.
Prokuroria ka regjistruar edhe një pretendim tjetër të Tavos. Në të kërkohet të hidhet dritë mbi një rast ku në afërsi të vendit të quajtur “zjarrëfiksja” ai ka parë një makinë duke shpërndarë ndihma ushqimore disa familjeve. Sipas tij ai e ka konstatur vetë këtë rast por pa mundur ta dokumentojë për shkak se ishte natë.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Gjirokastër ka nisur hetimet intensive për të dyja rastet e kallëzuara nga Tavo. Pritet që në ditët në vazhdim kandidati për deputet të ketë një përgjigje nga ana e organit të akuzës.