Strasburgu kundër SPAK për ‘patronazhistin”: Mos i prekni serverat e “Lapsit”!

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur masë sigurie për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike të medias online “Lapsi.al” deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga kjo gjykatë!

Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e “Lapsi.al” dhe vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN. Në masën e sigurisë thuhet se qeveria shqiptare “nuk duhet të sekuestrojë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“.

Kujtojmë se media online “Lapsi.al”, nxori databazen me përdorimin e të dhënave të qytetetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste. Kjo databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet personave që në platformë quheshin “patronazhistë”.

Gazetarët më herët e refuzuan dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK kërkoi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media pas dëshmisë së tyre në Porkurori!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>