Prokuroria VERIFIKON kandidatin e partisë së Jozefina Topallit: Është i hetuar për “Falsifikim” dhe i dënuar me burg (DOKUMETI)

22 Prill 2021 – NewsBomb raportoi sot se Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të kandidatit për deputet Ardian Vullnet Gjoka, pjesë e Lëvizjes për Ndryshim i Jozefina Topallit, për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Sipas dokumentit që Organi i akuzës i ka dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ardian Gjoka nga verifikimet e tyre nuk rezulton të jetë dënuar me vendim të formës së prerë, por ndaj tij ka nisur një hetim në 2017-ën për “Falsifikim dokumentesh”.

Po ashtu, për këtë vepër penale rezulton se kandidati i lartpërmendur është dënuar me vendim jo përfundimtar me 3 muaj burg. NewsBomb ka publikuar edhe faksimile te njoftimit qe Prokuroria i ka bere KQZ 

faksimile (burimi i publikimit: www.newsbomb.al )

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>