Sipas drejtueses se Prokurorise se Fierit VIOLETA SHKURTA ne Prokurorine Fier nga subjekti Partia Demokratike jane referuar dhe regjistruar 12 kallezime penale, per veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve.
-Aktualisht, per 5 kallezime eshte vendosur mosfillimi i procedimit penal.
-1 kallezim eshte ne faze verifikimi.
-6 kallezime jane regjistruar procedime penale dhe jane ne fazen e hetimit paraprak.
-5 kallezime jane regjistruar me dt.24.03.2021, 3 kallezime me dt.25.03.2021, 3 kallezime me dt.02.04.2021 dhe 1 kallezim eshte regjistruar me dt.13.04.2021.
Per kater nga procedimet penale te rregjistruara subjektet politike kane kallezuar kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 248, 328, 328/a dhe 329 i K.Penal.
Nga keto, tre procedime jane rregjistruar per veprat penale ta parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a i K.Penal dhe nje procedim eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal.
Per nje procedim te rregjistruar, jane kallezuar veprat penale te parashikuara nga neni 248, 328/a dhe 331/a i K.Penal dhe eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal
Per nje procedim te rregjistruar jane kallezuar per veprat penale e parashikuara nga nenet 248, 328 dhe 329 i K.Penal dhe eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal.
Kallezimet e tjera te bera nga subjekti i mesiperm, per te cilat Prokuroria Fier nuk eshte kompetente ne baze te nenit 75/a te K.Pr.Penale nuk jane regjistruar si kallezime penale ne regjistrin e kallezimeve dhe njoftimeve te veprave penale, por jane derguar administrativisht me shkrese zyrtare Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar Tirane.