Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar dy shkresa njera pas tjetrës Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Njëra prej tyre i eshte derguar per dijeni Sherbimit Informativ Kombetar, SHISH.
Në këto shkresa, respektivisht me nr. protokolli 1376, 1376/1 dhe 1414 Presidenti shpreh shqetesim e serioze lidhur me përdorimin e identitetit të shtetasve shqiptar për shtetas të maqedonisë.
Lënda e kësaj shkrese specifikohet: Kërkohet nisja e verifikimevce dhe ndjekja me priroritet e fenomentit të vjedhjes së identitetit dhe të dhënave personale të shtetasve shqiptarë!
Kjo shkresë me kërë kërkesë daton 15 prillin e këtij viti dhe sipas shkresës që disponojmë, kërkesat për verifikim dhe ndjekje Presidenti e nis jo vetëm në drejtim të SPAK po edhe të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Këto dy kërkesa që janë të njëjta Presidenti i nis me dijeni edhe të organizmave ndërkombëtare, ambasadës Amerikane dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.
Ndërsa shkresa tjetër që është nisur në drejtim të SPAK mban datën 20.04.2021 dhe ka si bazë lëndën: Kërkesë e përsëritue për kryerjen e jetimeve proaktive e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste!
Informacionet tregojnë se SPAK ende nuk ka kthyer përgjigje për sa iu përket dy kërkesave që ka dërguar presidenti Ilir Meta në të cilën te tregonte se ka nisur ndonjë hetim apo verifikim!
Ditën e sotme ka patur reagime nga Gjykata e Strasburgut për çështjen e të dhënave! Ata i kanë kërkuar SPAK që mos të preken serverat e medias që e disponon databazen e të dhënave.
Obbjekti i kërkesës së parë
Duke iu referuar shkresës që është vënë në dispozicion të SPAK, SHISH dhe të një sërë përfaqësish të huaja saktësohet: “Në qarkun e Korçës në disa bashki që janë të banuara nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase evidentohet se ka ndodhur një fenomen ku shtetas me rekorde kriminale të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo të përfshirëe në veprimtari të paligjshme janë pajisur me pasaportë dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore atje, jo me të dhënat e tyre por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.
Në këtë mënyrë, këta persona pas pajisjes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi kanë vijuar më pas ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të MV nga ku për shkak të mbajtjes së dyshtetësisë së personit që i është vjedhur identiteti, janë pajisur edhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëcizjen e lirë p;ër t`iu fshehur autoriteteve të ndjekjes policore.
Sipas asaj që është bërë publike, procedura e brenshme në shtetin fiqnjë të Maqedonisë për pajisjen me pasaporta të shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase të cilët janë të regjistruar në qarkun e Korçës (Pustec) por edhe të Dibrës, orintohet të jetë e tillë;
– Ata pajisen me pasaportë nga shteti maqedonas vetëm pasi secili dokument origjinal, certifikatë lindjeje, certifikatë familjare dhe kartën e cila vërteton identitetin kombëtar të origjinës, vendndohjen Pustec, Korçë, Dibër…
– Më pas këto dokumente përkthehen dhe legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme duke vijuar procesin e pajisjes me dokumente maqedonase”.
Kërkesa e dytë
Referuar kësaj kërkesë mësohet se një tjetër shkresë është nisur me dt 12.04.2021 në drejktim të SPAk me të njëjtin objekt që lidhet me keqpërdorimin e të dhënave personale.
Në shkresën e fundit thuhet “ende sot nuk kam një informacion e nuk jam vcënë në dijeni dhe nuk është bërë publike ndonjë deklaratë apo reagim zyrtar mbi masat konkrete të marra nga ana e organeve tuaja për zbardhjen e të vërtetës për abuzimin skandaloz me të dhëna personal;e të mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës.