Një shqiptar dhe nje turk procedohen për krime zgjedhore në Vlorë

21 Prill 2021 – Nje qytar nga Vlora dhe nje qytetar turk jane janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, Vlonjati Jursield Muçaj dhe turku Abdulgafur Balikci, sipas policise jane te implikuar ne një tjetër rast të krimit zgjedhor të regjistruar në qytetin bregdetar. 23 vjeçari turk i ka ofruar para për lista votuesisht të riut vlonjat, në kohë të ndryshme.

Sipas te dhenave te bera publike, shtetasi nga Vlora Juriseld Muçaj në kohë të ndryshme ka marrë shuma lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Këto emra, shtetasi turk i donte për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Policia e Vlores  nuk thotë se për cilin subjekt politik jepeshin para për lista votuesisht, burimet bëjnë me dije se dy të proceduarit vepronin për llogari të LSI në qytetin e Vlorës. Tashmë, kjo çështje i ka kaluar në dorë Prokurorisë Speciale SPAK pasi kemi të bëjmë me veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>