Drejtuesi i PD-së denoncon: Në Vaqarr shpërndahen ushqime në këmbim të votave!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën në degët 6, 13, 15 dhe 16, Belind Këlliçi, ka denoncuar ditën e sotme se po tentohet nga përfaqësues të njësisë Administrative të Vaqarrit që të shpërndahen ushqime në këmbim të votave. Këlliçi saktëson se ekziston një procesverbal me anë të të cilit shpërndahen edhe ndihma. “Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. Po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar. Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma”, thotë Këlliçi, ndërsa sipas tij, prej ditësh PD ka patur një sërë sinjalizimesh për shpërndarje ndihmash në këtë zonë!

Lidhur me denoncimin e Këlliçit ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta. Ai i ka bërë thirrje opozitës të angazhohet për të parandaluar krimin elektoral, teksa paralajmëron një ligj special për të përjashtuar nga administrata këdo që konsumon krim zgjedhor.

“Tolerancë zero për krimet zgjedhore! Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore. Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!” ka thënë Meta!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>