19.04.2021/ Në konferencën për shtyp e thirrur nga presidenti ilir Meta, u soll edhe rasti i një sipërmarrësi me emrin Erjon Mane, cili tregoi survejimin e bërë nga patronazhisti në rrjetet sociale. Sipas Manes, ai i ka shkruar për një problem lidhur me biznesin e tij turistik drejtorit të përgjithshëm të DPSHTRR, por ai thekson se Mane më pas i janë dërguar foto nga një postim i tij në Facebook ku ka shpërndarë një postim të Monika Kryemadhit.
Qytetari që doli krah Presidentit tregoi gjithçka i ka ndodhur nga përndjekja e gjatë nga ana e patronazhistit dhe të presionit që ka patur nga një sërë aktorësh që nisin që nga policia e deri tek bisedat me Blendi Gonxhen!
Ai tregoi publikisht se “Pas këtyre gjërave më fillojnë të më vijnë patronazhistët me foto të familjarëve të mi dhe me detaje të jetës së tyre. Patronazhist im thotë se jam votues për LSI-në, ndërkohë që shoh në databazë edhe biznesin tim turistik. Edhe pse fotoja me thënien e Monikës ishte para dy muajsh, por duket se fotoja ka qarkulluar te patronazhisti gjatë gjithë kësaj kohe”.