Tropoje, 15 Prill 2021 – Ne Bashkine Tropoje, Qarku Zgjedhor Kukes kane filluar te shenohen incidentet e pare ne fushate zgjedhore. Ngjarja e parë është një referim rasti nga ana e Policisë së Tropojës, në ngarkim të shtetasit me iniciale I.M, për një ngjarje të ndodhur në fshatin Ragam, Njesia Administrative Llugaj Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur në datë 15.04.2021, teksa në këtë fshat zhvillohej një tubim elektoral i subjektit zgjedhor Partia Socialiste. Ndaj këtij shtetasi, Policia Tropoje ka referuar kallzim për kryerje të veprimeve që pendojnë ushtrimin e lirisë së mendimit, grumbullimit apo manifestimit, parashikuar nga neni 261 i Kodit Penal.
Mesohet se shtetasi I.M. nuk ka pranuar se ka patur synim prishjen e nje tubimi elektoral, por se ai thjesht ka qene duke u kthyer ne shtepi me mjetin e tij dhe nuk i ka xhiruar gomat sikurse ka pretenduar punonjesi i policise E.D. Ai madje ka pohuar se nuk patur fare dijeni mbi aktivitetin zgjedhor qe zhvillohej ne fshat.
Konkretisht bëhët fjalë për një xhirim gomash, por edhe një komunikim verbal për mos-lejim të tubimit në livadhin e fshatit . Ngjarja ka ndodhur në date dt 15/04/2021 dhe menjëherë kanë nisur verifikimet nga ana e organit të akuzës.
Nga të dhenat fillestare qe disponohen, vepra penale e referuar nuk bie ne parashikimet e Kreut X te Kodit Penal.