13.04.2021/Partia Demokratike me anë të sekretarit të saj të Përgjithshëm ka depozituar në SPAK një kallëzim që lidhet me implikim e disa zyrtarë policie në “korrupsion aktiv në zgjedhje”, “shpërdorim detyre” dhe “përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Sipas të dhënave bëhet me dije se në foksu të kallëzimit janë katër punonjës policie të komisariatit nr 4 në Tiranë, të cilët kanë ndikuar me anë të pozicionit të tyre si drejtues komisariati mbi një grup të caktuar zgjedhësish.
Në kallëzim janë të deklaruar edhe emrat e katër personave bashkë me funksionet përkatëse, një shef komisariati, dy agjentë krimesh dhe një oficer i policisë gjyqësore.
U bë me dije se bëhet fjalë konkretisht se në fillimin e muajit prill, dy punonjësit policisë kanë shkuar në një biznes dhe janë përplasur me disa persona që gjendeshin në atë biznes deri në konfrontim fizik.
Me anë të kallëzimit pretendohet se nga punonjësit e policisë së këtij Komisariati janë kryer veprim të paligjshme duke përdorur funksionin e tyre publik për veprimtari politike ose zgjedhore për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve për të votuar subjektin Partia Socialiste!
Në rrugë operative në fakt, u mësua se në fundin e muajit mars ka patur një konflikt mes një shtetasi, më vonë të arrestuar dhe policisë, por nuk u bë me dije se përse kishte ndodhur përplasja. Policia pretendoi së bëhej fjalë për kundërshtim të një kontrolli rreth 5 ditë më vonë, por kallëzimi u depozitua në Prokurorinë e Posaçme me 12 prill.