7-Prill 2021 – Partia Demokratike njoftoi se gazeten e saj zyrtare, RD se ka paditu më SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Padia eshte depozituar nga deputetja Albana Vokshi.
Sipas RD, Në themel të padisë qendron kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqiëprinë”. Gjatë një bisede me Milva Ekonomin ne date 6 Prill 2021. Sipas RD, “Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS .“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”.- citohet Rama në padi. Për subjektin zgjedhor, Partia Demokratike, Kryministri Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:
• Shpërdorimi i detyrës
• Korrupsion aktiv në zgjedhje
• Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
• Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Sipas Pretendimeve ne kallzimin e depozituar, intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Nga te dhenat e disponuar deri me tani, ne SPAK jane depozituar edhe kallzime te tjera nga perfaqesues te subjektit zgjedhor PD, kryesisht per vepra penale te pretenduara/dyshuara qe bien ne parashikimet e Kreut X te Kodit Penal.