6 Prill 2021 – Në një intervistë për RTV Ora, kreu i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës nuk ka më dënime administrative, por dënime penale. Shella tha se në raport me ndëshkimet lidhur me krimin zgjedhore rastet kanë qenë shumë më pak se ato të denoncuarat.
Shella: Për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës nuk ka më dënime administrative, por dënime penale. Bazuar në të dhënat e zgjedhjeve të fundit parlamentare u tregua se krimi zgjedhor ngeli i pandëshkuar. Probleme kanë qenë dy dosjet 339 dhe 184, dosje të cilat degjeneruar në vonesa dhe një ping-pong kompetencat, madje para hetimit dolën edhe 3 komisionerë të vdekur që treguan seriozitetin e çështjes. Shit-blerja e votës në këto zgjedhje është kualifikuar si vepër penal. Është SPAK-u institucioni që do të maja e shpatës e drejtësisë e pritshmërive të shqiptarëve edhe për reformën në drejtësi. Ashpërsimi më tej i krimit zgjedhor, nëse respektohet ligjshmëria e së shkuarës, ka mundësi që të mos shkojmë asgjëkund sërish.
Kanë qenë 64 procedime penale për këtë krim dhe vetëm 8 janë çuar para gjykatës, dhe deri më tani nuk kemi asnjë të dënuar deri në 2020. Dosja 339 u pushuar si dhe një rënie në dekadencë edhe për dosjen e Dibrës. Ka shumë pak ndëshkim në raport me atë që është e natyrshme. As 10% e kallëzimeve nuk janë proceduar. Kodi Penal ka 15 figura të veprave penale lidhur me zgjedhjet. SPAK do të marrë vetëm 2 prej tyre dhe pjesa tjetër do të shkojë drejt prokurorive të rretheve. Prokuroritë nuk ofrojnë transparencë në këtë drejtim, kapacitete nuk dhe si dhe nuk ka raporte lidhur me numrin e procedimeve dhe çfarë me to. Po ashtu, edhe policia nuk duhet të vlerësojë se cilët raste duhet të çohen në prokurori apo jo, por t’i çojë në bllok.
Shella shtoi se janë shefat e partive që i çojnë listat në KQZ dhe përgjegjësia për kandidatët me rekorde kriminale është i tyre.
Shella: Për dy javë ne do të jemi në zgjedhje. Për mua nuk është lajm i mirë për publikun që zgjedhësit t’i jenë drejtuar kutive të votimit dhe më pas të dëgjojnë nga prokuroria se si disa prej të zgjedhurve i kap ligji i dekriminalizimit dhe duhet të dorëzojnë mandatet tashmë. Kjo do të thotë që të hidhet dëm vullneti popull. Janë shefat e partive që i çojnë listat në KQZ dhe përgjegjësia për këta kandidatë është i tyre. Është bërë e qartë disa herë edhe nga ambasadorja amerikane se përgjegjësia është e kryetarëve të partive nëse kanë futur figura të kriminalizuara në lista.