DEKRIMINALIZIMI. KQZ zbardh listën e kandidatëve që do dërgohen për verifikim të thelluar

22 Mars, 2021 – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zbardhur emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar. Kerkesa per te vëne në levizje KQZ u be në Takimin Konsulatativ te shoqerise civile me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, mbajtur diten e enjte, date 18 Mars 2021. Ne kete takim konsultativ te rendesishme mori pjese edhe INFOCIP. Konform kërkeses, KQZ ka shpendare me email zyrtar listën e kandidatëve që do të dërgohen për verifikim të thelluar bazuar në verifikimin e deritanishëm.

Në listë është kryetari i PSD-së Tom Doshi, së bashku me ish-kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe ish-futbollistin e Tiranës Gentian Muça.

Partia Socialiste ka 3 kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar dhe ata janë Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri.

Ndërkohë nga PD përveç Agron Kapllanajt dhe Gentian Muçës do të verifikohet pastërtia e figurës edhe për Rezart Tushën e Zef Hilën.

 

Lista e plote e derguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”

 

Koalicioni ABEOK:

– Altin Gjeloshaj

– Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

– Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

– Agron Kapllanaj

– Gentjan Muca

– Rezart Tusha

– Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

– Kleo Murataj

– Tom Doshi

Partia Socialiste:

– Artan Bitri

– Halim Dauti

– Leonard Beqiri

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>