Dalin të dhënat e para zyrtare: 34 denoncime per parregullsi zgjedhore. KAS rrezon 12 here Krye-Komisionerin

Date 18 Mars 2021 – Ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore jane regjistruar nje seri ankimesh dhe denoncimesh pra KQZ lidhur me parregullsi dhe incidente me natyre zgjedhore. Sipas te dhenave te marra ne kohe reale permes komunikimit me Komisionerin Shtetoror te Zgjedhjeve, rezulton se deri ne date 18 Mars 2021 janë depozituar 43 denoncime gjithsej.

Prej tyre jane shqyrtuar deri tani 31 denoncime, me perfundimet si me poshte vijon:

  • Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar 12 denoncime duke marrë sanksione administrative/ të shfuqizuara nga KAS
  • KSHZ ka pranuar një denoncim dhe i ka kërkuar Agjensisë së Bashkëqeverisjes marrjen e masave
  • KSHZ për 14 denoncime ka vendosur mosfillimin e procedurës administrative
  • KSHZ për 4 denoncime i ka shqyrtuar duke dalë me rekomandimet përkatëse
  • 12 denoncime janë në proces shqyrtimi

I pyetur direkt nga perfaqesuesi i INFOCIP, mbi situaten e referimeve ne prokurori, Komisioneri Celibashi u shpreh se deri ne date 18 Mars 2021, nuk ka asnje referim rasti në prokurori nga ana e KQZ

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>