17 Mars 2021 – Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 25 Prill 2021. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.
- 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote
- 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra
- 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë
- 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit
- 5,199 është numri i qendrave të votimit
Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj – Video
Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.
- ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;
- ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;
- ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;
- ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;
- ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;
- ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.
Çdo qytetar mund te verifikoje emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.