Enea Janku: një person i vetëm kishte votuar 17 herë në emër të personave të tjerë që jetonin në emigracion.

Dëgjova nga mediat se në një nga dosjet e heturara nga SPAK për zgjedhjet e vitit 2017, rezultonte që një person i vetëm kishte votuar 17 herë në emër të personave të tjerë që jetonin në emigracion.

 

Janë rreth 1.5 milion qytetar shqiptar që jetojnë jashtë vëndit dhe votat e tyre janë të kërcënuara nga hajdutët e partive të të gjithë krahëve të cilët në mënyrë kriminale i kanë hedhur në kuti fletët e votimit pa dijeninë e emigrantëve duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

 

I kam kërkuar publikisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që në vitin 2017 dhe vazhdoj ti kërkoj, që ti mundësoj kontrollin elektronik online të votës së tyre, çdo qytetari shqiptar që ka të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, pavarësisht nëse jeton në Shqipëri apo jashtë saj.

 

Çdo qytetari duhet ti krijohet mundësia nga shteti për të verifikuar online nëse votën e tij e ka përdorur dikush tjetër apo jo! Kjo kërkesë është lehtësisht e realizueshme dhe pa kosto në kuadrin e verifikimit elektronik të votuesve që do të bëhet në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Mosrealizimi i kësaj kërkese legjitime do të jetë një ogur i keq që paralajmëron vjedhjen përsëri të votave të emigrantëve në zgjedhjet e radhës në 25 Prill.

 

(marre nga Facebook i autorit, dt 17.03.2021)
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>