15 Janar 2021– Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin e Procedures Penale për hetimin e krimit zgjedhore nga SPAK, ky i fundit ka caktuar 5 prokurorë që do të jenë përgjegjës për Krimet Zgjedhore. Aktualisht SPAK funksion me nje numer te reduktuar prej vetem 13 prokurorës.
Drejtues i këtij sektori mesohet se do të jetë prokurori Edvin Kondili. Prokurorë te tjere qe jane caktuar per të hetuar Korrupsionin Zgjedhor janë edhe Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.
Ne rekomandimet e raportit te INFOCIP, nxjerr ne vitin 2019, u kerkua qe korrupsion aktiv dhe pasiv ne zgjedhje te hetohej nga SPAK. INFOCIp erkoi gjithashtu qe prokuroret te specializohen ne fushen e hetimit te krimeve zgjedhore. Po ashtu, INFOCIP kerkoi qe te diferencohej masa e ndeshkimit te parashikuar per korrupsionin aktiv nga korrupsioni pasiv ne zgjedhje.
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK u be zyrtarisht kërkesë nga PD dhe LSI, që mori dakordësinë e mazhorancës në Këshillin Politik me 5 Qershor 2020. Kuvendi i Shqiperise vensosi pro ndryshimeve ne Kodin e procedures Penale ne date 17 Dhjetor 2020.