Zevendeskryeministrja dhe njekohesisht Kryetarja e Task-Forces Znj. Ledina Mandija beri publik “Materialin permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017”.
Raporti prej 129 faqesh eshte perpiluar me te gjitha te dhenat dhe komentet qe permban ne Gusht 2017. Ai mban firmen e nr. 2 të Qeverise Teknike, znj. Ledina Mandija.
Raporti permban evidenca si dhe nja kapitull me rekomandime, te permbledhura ne Kapitullin X (fq. 119) te tij. Shitblerja e votes eshte nder konsatimet kryesore te ketij Raporti.