Ben Blushi publikon një video te vjedhjes se votave te subjektit politik Libra

E premte 14/07/2017 – Z. Ben Blushi publikoi një video ku sipas tij, vidheshin votat e subjektit politik Libra nga numëruesit e partive politike PD, PS por edhe të partive të tjera LSI dhe PDIU, të cilat tjetërsonin votat e subjektit të tij politik.Bëhet fjalë për vjedhjen e mbi 40 votave të LIBRA në 7 kuti, në Njësinë nr. 8 në Tiranë, KZAZ nr. 38 tek Shkolla e Kuqe. Numëruesit e KZAZ nr. 38 ishin nëpunës të administratës shtetërore. Njëri prej tyre quhej Ergys Hilanga PS. Ai kryente funksionin si Shef Finance në Ministrinë e Mbrojtjes.Një tjetër numërues i kësaj KZAZ ku janë vjedhur votat e LIBRA, quhej Florian Shkreta, anëtar i LSI. Ai punonte pranë Drejtorisë së Hipotekave.ben libra

Dy numëruesit e tjerë janë Mirand Seferi dhe Elona Filolli. Kjo e fundit ishte anëtare e PDIU dhe punonte pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. LIBRA mori me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Këta të katër siç provohet nga pamjet filmike të KQZ-së i vodhën subjektit politik LIBRA, 18 vota në dy kuti, respektivisht QV Nr. 1939 ZAZ 38 dhe QV Nr.19 44/2 ZAZ 38. Nuk ka të dhëna të mëtejshme nëse është nisur një hetim mbi këtë ngjarje. Baza ligjore e referuar: Neni 326/2 Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013).

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>