DEKLARATE PER SHTYP E INSIZ

Tiranë, 24.06.2017-Deklaratë për shtyp

Pas mbylljes se fushates, procesi zgjedhor hyn ne fazen me te rëndesishme te tij votimin, numrin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit. Në suksesin e kesaj faze dhe zhvilllimin e saj ne perputhje me standartet e zgjedhjeve demokratike, roli i administrates zgjedhore është nje nder me te rendesishmit.
Instituti Shqiptat per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve i angazhuar per monitorimin e punes se administrates zgjedhore, deklaron:

Marreveshjen qe zgjidhi krizen politike partite politike, PS e PD, po e realizojne pa bere asnje perpjekje per te pasyqyruar kerkesat e saj ne ligjin zgjedhor. Ndryshimet ne perfaqesimin politik ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe detyrimi i ketij Komisioni per te zbatuar marreveshjen politike, jo vetem se ka bërë qe zhvillimi i procesit zgjedhor të anashkalojë kerkesat e Kodit zgjedhor por, bashke me te, ai prodhon nje presion te shtuar politik mbi kete institucion.

Partite politike, si ne asnje nga proceset e meparshme zgjedhore, nuk po zbatojne detyrimin ligjor per te propozuar antaret ne komisionet zgjedhore te qendrave te votimit dhe ne grupet e numrit. Pasojat e kesaj sjellje jane te te qarta. Ne keto kushte vleresojme se jane te pamjaftueshme deklaratat dhe thirrjet per partite politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor duke urgjentisht te zbatojne detyrimin dhe rrugen ligjore qe parashikon menyren e zgjidhjes se situatave te tilla.

Partite politike jane duke perdorur, ne menyre te skajshem te drejten per te zevendesuar antaret ne KZAZ dhe KQV. Niveli i larte per mosbesimin e shprehur nga partite politike per administratën zgjedhore, qe formohet nga perfaqesues te tyre, po ndikon ndjeshëm në krijimin e nje situate jo normale ne punen e kësaj administrate. Komisionet zgjedhore po perballen me një presioni te larte psikologjik e politik.

KRISTAQ KUMEDuke vlerësuar rendesine e madhe qe ka menyra se si do te administrohet vota e shqiptareve nga komisionet zgjedhore, KQZ, KZAZ, KQV dhe grupet e numerimit, te gjithe qytetarët shqiptarë qe kane pranuan dhe kane marr përsipër të kryejne detyrat si antare te ketyre komisioneve, udherrefyes ne pune e tyre te kene ligjin dhe zbatimin e tij. Keshtu i sherbehet vendit dhe realizimit te objektivave qe te gjithe ne kemi. Thirrja e jone eshte zbatimi i ligji prej cilido pjesetari te admnistartes zgjedhore. Priteshmeria e jone e deshëruar eshte: zero raste te veprimit te dispozitave qe parashikohen ne Kodin Penal per rastet e shkeljes se ligjit zgjedhor nga administrata zgjedhore.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>