Raport/ Ja çfarë ndodhi ditën e zgjedhjeve

E djelë 25/06/2017:  Shtetasi F.S me banim në Vlorë bëri denoncim pranë policisë, se rreth orës 09:30, u paraqit për të votuar në Qendrën e Votimit Nr. 4489 në lagjen “1 Maji” Vlorë dhe nuk mundi të ushtrojë të drejtën e votës duke fajësuar për këtë, Komisionin e Qendrës së Votimit. Sipas tij, në listat e votuesve rezultoi se me të dhënat e këtij shtetasi ishte kryer njëherë votimi më parë. Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se kreu veprimet e para hetimore.

***

Burime policore të Policisë së qytetit Korçë njoftuan se shtetasi Andimiano Ravolli u arrestua sepse votoi dy herë. Ky shtetas ishte komisioneri i qendrës së votimit me Nr. 3736 në fshatin Barç. Ai u ndalua në flagrancë në qendrën e votimit

***

Në qendrën e votimi Nr. 2345 në qytetin e Elbasanit,  u dhunua vëzhguesi i PS, shtetasi Arben Kërçyku. Rasti është referuar në polici. Nuk ka të dhëna nëse materialet i janë referuar prokurorisë përkatëse.

***

Forcat e Policisë Kavajë ndërhynë në qendrën e numërimit nr.42 në shkollën “3 Dëshmorët”,për të neutralizuar një përplasje fizike midis numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve të LSI-së dhe PS-së. Nuk ka të dhëna për referime të veprës penalë për hetim të mëtejshëm në prokurori

***

Forcat e Policisë Kavajë ndërhynë në qendrën e numërimit nr.42 në shkollën “3 Dëshmorët”,për të neutralizuar një përplasje fizike midis numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve të LSI-së dhe PS-së. Nuk ka të dhëna për referime të veprës penalë për hetim të mëtejshëm në prokurori.

***

Zyra e shtypit të LSI raportoi dhunën e ushtruar nga goditja me levë në kokë e një vëzhgues të saj, shtetasit Elvi Cullhaji në Kërrabë, nga shtetasi Arjan Alldervishi, administrator i PS Kërrabë, së bashku me 6 persona. Nuk ka të dhëna nëse prokuroria nisi një hetim mbi këtë ngjarje.

***

Në qendrën e votimit Nr. 3665/1 në Korçë, Komisioni i Qendrës së Votimit kërkoi ndërhyrjen e policisë, pasi një nga anëtarët e komisionit konstatoi një person, i cili po fotografonte votën e tij. Shërbimet e Policisë, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, bënë me dije se shtetasi E.K, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u regjistrua, mori fletën e votimit dhe shkoi tek vendi i fshehtë, ku bëri fotografimin e fletës së votimit. Ky veprim u pa nga anëtarët e komisionit. Personit të mësipërm iu bllokua fleta e votimit dhe në atë moment, u larguar menjëherë nga qendra e votimit. Nga ana e Policisë, në konsultim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u kryen veprimet e para procedurale, me qëllim kapjen e autorit.

***

LSI denoncoi sjelljen e Policisë së Rrethit Korçë, e cila në shkelje flagrante, arrestoi një komisioner të këtij subjekti politik, me qëllim ndërprerjen e procesit të votimit. Nuk ka të dhëna të mëtejshme nëse është nisur një hetim mbi këtë ngjarje

***

Deputeti i PD Ervin Salianji denoncoi dhunën e ushtruar ndaj përfaqësuesit të PD në Rrembec të Korçës, shtetasit Theodhor Thimo, i cili u rrah para qendrës së votimit nga përfaqësuesit e PS, shtetasit Sotiraq dhe Julian Tore. Nuk ka të dhëna të mëtejshme nëse policia ka nisur hetim mbi këtë ngjarje.

***

Shtetasi Pajtim Myrtollari, koordinator i LSI-së në një lagje të Korçës, përfundoi në pranga ditën e zgjedhjeve, me akuzën se po tentonte të blinte vota në favor të LSI, ndërkohë që iu gjetën prova materiale si dhe disa transaksione bankare. Ai ishte arrestuar për të njëjtën akuzë edhe në zgjedhjet e vitit 2013, por gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm, ndërsa akuza ishte amnistuar ndërkohë që çështja e tij ndodhej në Apel. Avokati i Myrtollarit e cilësoi akuzën si politike.

                     ***

Në një qendër votimi në Orman, Korçë, u konstatua rasti i një votimi familjar. Nuk ka të dhëna të mëtejshme nëse është nisur një hetim mbi këtë ngjarje nga Policia e Korçës.

***

Shtetasi Florian Bushku, aktivist i LSI u plagos ditën e zgjedhjeve pranë një qendre votimi në Shëngjin, pas një sherri me armë. Sipas Policisë, Bushku u qëllua me qytë arme, ndërsa pranë qendrës së votimit pati edhe të shtëna.

***

Prokuroria pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Lezhë nisi procedimin penal ndaj shtetasit Damjan Ndoka, pasi kishte element prove se ky shtetas po kanoste pjesëmarrësit në zgjedhje. Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë caktoi masën e sigurisë me Vendimin Penal datë 28/06/2017, ndaj shtetasit Ndoka.

***

Policia e Tiranës arrestoi kreun e PS-së së Vorës, Arben Marku pasi u filmua nga emisioni „Stop‟ duke blerë vota. Arrestimi i tij u bë pasi nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku, i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

***

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Luan Imeraj, i cili ishte edhe përkrahës i një subjekti politik, pasi u filmua nga emisioni „Stop‟ duke blerë vota. Arrestimi i tij u bë pasi nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, pasqyrohen veprimet korruptive që e inkriminonin. Pasi u kryen hetimet, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, dokumentuan me prova ligjore se Luan Nela, përfitoi shumën e parave në këmbim të votës. Nga hetimet e kryera rezultoi gjithashtu se Luan Nela pranoi të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj i cili ishte edhe përkrahës i një subjekti politik. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

***

Në fshatin Fatish, Peqin, një person me inicialet A.M hyri brenda qëndrës së votimit  Nr. 2287 dhe goditi me grusht  sekretarin e komisionit. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, nisën procedurat për kapjen e autorit.

***

Disa foto të publikuara nga LSI tregojnë sesi ndaheshin lekë në fshatrat Rrapëz dhe Bubullimë të Lushnjës. Në foto dalloheshin qese jeshile që nuk dihet se me çfarë kanë qenë të mbushura dhe u janë shpërndarë banorëve. Nuk ka informacion nëse materialet i janë referuar prokurorisë.

***

Anëtarja e KZAZ Nr. 41 në Tiranë, Luljeta Lleshi, e propozuar nga subjekti politik PS, u përjashtua nga komisioni pasi u akuzua se futi fletë votimi nga jashtë brenda në KZAZ. Nuk ka të dhëna të mëtejshme nëse është nisur një hetim mbi këtë ngjarje nga organi i akuzës.

***

Nënkryetari i PD Edmond Spaho publikoi një video denoncuese, në të cilën konstatohej mënyra e shitblerjes së votat më 25 qershor, nga bashkëbisedimi i dy personave. Nuk ka informacion të detajuar mbi identitetin dhe aksionet e autoriteteve ligj-zbatuese.

***

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Vlorës  shpalli në kërkim shtetasin  R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë, pas denoncimit të bërë nga KZAZ Nr. 82, në të cilin thuhej se ky shtetas fotografoi fletën e votimit. Kur ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1, autori dëmtoi (grisi) fletën e votimit dhe më pas u largua nga qendra e votimit.

***

Forcat e Rendit në Delvinë nisën hetimin pas denoncimit të kandidatit për deputet Reni Brajami. Burime nga policia bënë me dije se në qendrën e votimit Nr. 4619, pranë spitalit, ai pa një shtetase, e cila hodhi në tokë jashtë qendrës së votimit, 2 fletë të ngjashme si fletët e votimit dhe pretendon se ato janë imituese ose të falsifikuara. Policia bëri  të mundur sekuestrimin e fletëve të konstatuara (2 copë), të cilat iu nënshtruan ekspertizës për përcaktimin e saktë të tyre. Nuk ka të dhëna mbi identitetin e autorit.

***

LSI denoncoi shtetasin Agron Sulejmani, votues në qendrën e votimit Shkolla e Muzikës si dhe koordinatori i PS i lagjes nr. 3, pasi sipas kësaj të fundit, po shpërndante para në këmbim të votave.

***

LSI denoncoi një incident të ndodhur në lagjen Nr.18, Durrës, pasi sipas kësaj të fundit, disa anëtarë të PS u përpoqën të sulmonin simpatizantët e LSI, për t‟i intimiduar dhe mos lejuar të shkonin në votim. Nuk ka të dhëna mbi identitetin e personave të denoncuar. Gjithashtu LSI denoncoi shtetasin Ledian Lako, përfaqësues të PS Durrës, pasi sipas kësaj të fundit, po shpërndante para në këmbim të votave

***

Drejtoria e Policisë Elbasan referoi materialet në prokurori, për shtetasin Fatmir Qemal Gjeçi, banues në Tiranë, sepse në fshatin Zdrajsh, duke lëvizur me mjetin tip “Mitsubishi”, me targë TR 4921 R, dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.

***

Drejtoria e Policisë Fier referoi materialet në prokurori, për shtetasin me iniciale B.C. Nuk u dhanë të dhëna të tjera, pasi procedimi ndiqej me metoda speciale hetimi. Gjatë kontrollit iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.500 lekë.

***

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar Krujë referoi materialet në prokurori, për shtetasin Besmir Karaj, pasi po u shpërndante vlera monetare personave të ndryshëm, anëtarë të komisioneve e vëzhguesve të subjekteve politik që aderonte.

***

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në prokurori, për shtetasin Afrim Jagodina, banues në Elbasan, pasi dyshohej se ky shtetas do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.

***

Në Komisariatin e Policisë Cërrik, qytetari Servet Ramazan Duzha, kryetar i një subjekti politik, dega Cërrik, denoncoi shtetasin Xhulio Hasko, banues në Cërrik, pasi në lagjen nr. 3, ky shtetas me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA010 HM, po shpërndante pako me ushqime në këmbim votash në favor të një subjekti politik. Policia njoftoi se i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

***

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar Krujë referoi në prokurori materialet për shtetasin Rexhep Rraja, banues në fshatin Nikël, sepse në bashkëpunimin me dy shtetas të paidentifikuar, kanosën me fjalë e armë zjarri dhe goditën me grushte shtetasin Besmir Karaj, për motive lidhur me procesin zgjedhor

***

Subjekti politik LSI denoncoi aktin kriminal në Ksamil, Sarandë ku makina me targa AA 602 MI, e tipit Lanca, në pronësi të shtetasit Ilir Hysi, me 3 anëtarë të PS, po shpërndanin lekë ndaj banoreve në këmbim të votës.

***

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit : P. M., 55 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik, R.D, 61 vjeç, banues në Korçë, me detyrë koordinator i një subjekti politik. Keto shtetas, u kapen duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 20000 lekë, për një subjekt të caktuar politik.

Baza ligjore te referuara:

Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

Baza ligjore e referuar: Neni 329 Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

Neni 326/1 Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Neni 327/1 Shkelja e fshehtësisë së votimit (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë (22.5.2017)

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>