E marte 20/6/2017-Është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Kallëzimi është bërë për kanosjet e Mziut ndaj banorëve të Kamzës, se do t’u prishte shtëpitë nëse do të mbanin në to flamuj të PS ose LSI-së.
Policia e Shtetit bën me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Videoja me thirrjet e tij gjatë një eventi elektoral u regjistrua dhe u publikua një ditë më parë nga kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.
/syri.net/