Incidentet e fushatës, Zv.Kryeministrja teknike mbledh me urgjencë, Task Force-n

 

 

21/6/2017-Incidentet e shtuara të fushatës elektorale dhe ankesat nga subjektet politike pranë Zv.kryeministres Ledina Mandija, e kanë nxitur këtë fundit të thërrasë me urgjencë një takim të grupit Task Force në orën 15:00.

zevendes

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Zv. Kryeministrja Znj. Ledina Mandija si kryesuese e Task Forcës, do të zhvillojë mbledhjen e tretë të Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

 

Kjo mbledhje bëhet pas shqetësimeve të ngritura nga subjektet politike pranë Zv. Kryeministrit.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

1.       Informacion lidhur me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë;

2.       Raportim i posaçëm, të informacionit për kanosje të drejtuesit të subjektit politik LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe për rastet e dhunës në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz;

3.       Informacion për shitblerje të votës shoqëruar me rastet e identifikuara deri më sot;

4.       Informacion për planin e masave të hartuar për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve;

5.       Informacion lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra (nëse ka).

/syri.net/.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>