E marte 20/6/2017
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur që të dërgojë në prokurori kreun e PS-së, njëkohësisht kryeministrin, Edi Rama.
/syri.net/
LSI e ka paditur ramin për shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për thirrjet e Edi Ramës ndaj policisë me qëllim për të dalë dhe mbledhur votat për PS-në.
“Thirrjet e Edi Ramës për Policinë e Shtetit janë ngjarja më e rëndë.
Rama shkeli ligjin kur ftoi Policinë e Shtetit për të mbledhur vota.
Thirrjet thyejnë rëndë moralin e detyrës së kryeministrit.
Me këtë thirrje ai ka shkelur hierarkinë”, thuhet në padinë e LSI-së.