Mos shpërndani para për fushatë!’ – Ja si 3 të rinj kërcënuan me pistoletë, 33-vjeçaren në Lezhë

E hene 19/6/2017-POlicia e Lezhës ka zbardhur sot një incident që ka ndodhur dje në Dajç të lezhës, ku një grua 33-vjeçare dhe vëllai i saj janë kërcënuar me pistoletë  që të mos shpërndajnë para për fushatën elektorale. Policia ka shpallur në kërkim tre autorët dhe po heton ngjarjen.

hidheNjoftimi i plotë i Policisë

Në  datë  18.06.2017,  rreth  orës 14:50 në  sallën e  Komandimit  u  mor  njoftimi se  në  fshatin Gjadër,  Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin  E.N., kur  po lëviznin me automjetin e tyre në  Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të  kësaj vepre penale janë shtetasit:
– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

/syri.net/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>