‘10 mijë lekë për votën’, ja si po blihen zgjedhjet në Shkodër. Ja emri

E diel 18/6/2017-Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi ofronte shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra. Hetimi është bërë në Shkodër dhe policia ka shpallur në kërkim 42-vjeçarin Pjetër Prendi.

auto_policia_shkoder1478345059Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Pjeter Prendi 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky person dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Vepra penale në ngarkim të shtetasit P. P., është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

/syri.net/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>