13/6/2017
Administratori i OSHEE, z. Haki Mustafa, ka urdhëruar sot pezullimin e dy punonjësve të kompanisë OSHEE, përkatësisht:
z. Bukurosh Maci, me detyrë drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe z. Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.
Arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
/oshee.al/