12/6/2017-
Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndreca, Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie. Shkak për këtë kallëzim penale janë bërë shkeljet e rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të z. P. Ndreca nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.
/lapsi.al/