Fushata, kallëzohen Fadil Nasufi dhe kreu i Hipotekës në Berat

10/06/2017

Gazment Bardhi, ka kallëzuar sot në prokurori kandidatin për deputet të Qarkut Berat, Fadil Nasufi dhe Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ledian Shehu nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje si dhe përdorimin e funksionit publik për veprimtari zgjedhore.

“Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, të kallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e MD.

Sipas Ministrisë, gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, Fadil Nasufi, në bashkëpunim me Regjistruesin, Ledian Shehu, kanë bërë shpërndarje të certifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin e veprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, gjithashtu ka urdhëruar menjëherë edhe shkarkimin nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat, Ledian Shehu, për shkak se ka lejuar përdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës.nasufi
/gazeta-Shqip.com/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>