Ministria e Financave zbulon “hilen” e administratës që shkon në fushatë

9/6/2017-

Ministria e Financave që drejtohet nga një “teknike” e propozuar nga Partia Demokratike ka denoncuar sërish raste të përfshirjes së administratës në zgjedhje.

altea

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se në bazë të informacioneve të marra, rezulton se punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për tu angazhuar në fushatë elektorale. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht. Ministria e bën thirrje qytetarëve si dhe subjekteve tregtare që ti denoncojnë këto raste dhe garanton marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve.

/lapsi.al/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>