E hene 05/6/2017- Ministrja e Ekonomisë, znj. Milva Ikonomi, shkarkoi nga puna Drejtorin e Postës Majlind Lazimi.
Baza ligjore e referuar: Neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) . Ky i fundit, thotë se lirimi i tij nga detyra është akt i pastër politik, i paligjshëm, vetëm për arsye politike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore.
Në një prononcim për mediat ai ka theksuar se nuk është bërë presion ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare. Ishdrejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi për shkarkimin nga detyra, për shpërdorim detyre, në bazë të Nenit 248 të Kodit Penal, ndërsa paralelisht dërgoi një padi edhe në Gjykatën Administrative.