Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Xhuljeta Kërtusha shkarkon Drejtoreshën e Zyrës së Punës në Tiranë

E premte 02/6/2017- Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Xhuljeta Kërtusha, shkarkoi me motivacionin se mori pjesë në fushatën e PS, Drejtoreshën e Zyrës së Punës në Tiranë, Marisa Kaçori. Nga ana tjetër, Marisa Kaçori i kërkoi që të faktojë me prova se kur ka qenë në fushatën e PS-së. Baza ligjore e referuar: Neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

Marisa Kaçori ka kërkuar nga ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhuljeta Kërtusha që të faktojë kur ka qenë në fushatën e PS-së. Ajo shprehet se nuk mori asnjë shkresë zyrtare në lidhje me propozimin e ministres për shkarkim nga puna. Nga kontakti që pati edhe me Drejtorin e Përgjithshëm, as ai nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. Lajmërimin për shkarkim nga puna e ka mësuar nga media. Ajo i kërkoi ministres teknike të faktonte me foto bashkë me orarin përkatës në të cilin ato janë shkrepur. Kjo pasi në bazë të urdhrit të kryeministrit, punonjësit e administratës publike mund të merrnin pjesë në fushatë pas orarit zyrtar të punës.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>