Dhoma e Situatës Zgjedhore është një platformë bashkëpunimi që synon bashkërendimin e përpjekjeve te organizatave të shoqërisë civile që kanë si target në punën e tyre monitorimin dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. Partneret në këtë platformë, mbështetur në rezultatet e arritura dhe vlerësimet e tyre për problematikat që kanë vezhguar gjatë monitorimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, 2013 dhe për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, 2015, kanë filluar punën për hartimin e një pakte me draft propozime për ndryshime në legjislacionin zgjedhor
Për hartimin e propozimeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Dhoma e Situatës Zgjedhore do të mbështetet në rekomandimet e formuara dhe të publikuar prej partnereve të saj që kanë vëzhguar dy proceset zgjedhore të fundit dhe në Indeksin e Integritetit të Zgjedhjeve Vendore, 2015, i hartuar për herë të parë në vendin tonë prej Dhomës së Situatës Zgjedhore.
Çështjet legjislative dhe problematikat kryesore që do të trajtohen, synojnë të mbulojnë të gjithë aspektet e procesit zgjedhor. Në mënyrë të veçante vëmendje do t`i kushtohet problemeve që lidhen me (i) parimet dhe rregullat ligjore sipas të cilëve ndërtohet e gjithë administrata zgjedhore, duke synuar gjetje që do ngushtojnë hapsirat për interferime të politikës në punën dhe vendimarrjen e saj, (ii) fuqinë dhe barazinë e votës, duke synuar zgjidhje që do të bëjnë të mundur pasqyrimin më të plotë dhe të saktë të vullnetit të zgjedhësve në strukturën politike të Kuvendit të ardhshëm, (iii) përmirësimin e listës së zgjedhësve dhe formulimin e zgjidhjeve legjislative që do të mundësojnë votimin për emigrantet dhe për votuesit me aftesi të kufizuara fizike, (iv) mundësitë për më shumë alternativa zgjedhje për votuesin (v) llojin e listes se kandidateve (vi) dekriminalizimin e organeve të zgjedhura, (vii) transparencën në financimin e fushatës zgjedhore dhe parandalimin e përdorimit të “pareve te pista”, (viii) shitblerjen e votës, (ix) ankimimin dhe administrimin e gjykimin e tyre etj.
Për realizimin me sukses të këtij angazhimi Dhoma zgjedhore ka aktivizuar një grup prej 15 ekspertesh ligjor dhe ka mbështetjen finanaciare të Fondacionit SOROS.
Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve
Koalicioni per Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme
Instituti i Studimeve Politike
Instituti Shqiptar i Shkences
Qendra per Çështje te Informimit Publik