Vukaj e Rregullatorit: Ka denoncime të shumta per Krime zgjedhore. Të thirret Prokurori i Pergjithshëm

10 PRILL 2021 – Anëtarja e komisionit rregullator, Helga Vukaj shprehu shqetësim për faktin se zyrtarët e lartë politikë nuk po i zbatojnë rregullat e KQZ për zhvillimin e fushatës zgjedhore. Ajo ka kerkuar seance degjimore ne KQZ me Prokurorin e Pergjithshem. Sipas saj dy institucionet duhet të koordinohen që të marrin masa ndaj krimeve zgjedhore para se të jetë shumë vonë.

“Ka denoncime te shumta te bera mediatike per shperdorime te financave publike, nga pushteti qendror e vendor; punesime te shumta elektorale,  investime të pashembullta elektorale, te tipit asfalte per vota, sigurisht pa procedura, lançime procesesh publike, prokurime pa gare, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie, natën dhe këto janë të paprecedenta në këmbim të votave dhe t’i përcillet zotit komisioner të adresojë me shkrim kërkesën tonë drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të na informojë urgjent mbi kallëzimet e bëra në rrethe e Tiranë per krimet zgjedhore. Kjo është imediate dhe duhet të merren masa e re kete reagim me qellim parandalimin e fenomenit te ndikimit ne procesin zgjedhor ne menyre te jashteligjshme dhe para se krimi zgjedhor të kaplojë gjithë vendin. Kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme dhe sensi i akteve tona e humbet vlerën e tij nëse nuk ka reagim, integracion mes organeve ligjzbatuese, parandaluese apo fleksibilitet në zgjidhjen e këtyre kallëzimeve”, u shpreh Vukaj në mbledhjen e Rregullatorit.

 

Video e Mbledhjes:

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>