Ankimimet në KAS, lajm i keq. Fleta e votimit është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve

2 Prill 2021 – Drejtuesi i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik dhe ekspert zgjedhor, Gerti Shella në Euronews Albania i quajti një lajm të keq ankimimet e PS dhe PD në KAS për fletën e votimit.

 

 

“Lajmi i sotëm që PS dhe PD kanë bërë ankimim në KAS të një flete votimi që qëndronte komform parametrave më të optimizuar që votuesit të orientoheshin drejt, është lajm i keq”,  u shpreh Shella. Ai theksoi se përzgjedhja e fletës së votimit nuk duhet të vonohet, pasi është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve.

“Nuk është edhe një zhvillim pozitiv dhe për kohën e mbetur në dispozicion për të prodhuar atë që përben instruktuarën bazë, që është fleta e votimit. Na duhet të shpresojmë që KAS dhe pse shanset janë të ulëta, pasi janë dy vendimmarrësit më të mëdhenj politik, t’i gjejë të pavend argumentet që do të paraqiten nga këto parti”, tha Shella më tej.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>