Dalin listat shumë-emerore per zgjedhjet 2021. Verifikohen problemet e para. Qytetaret jane vendosur pa pelqimin e tyre në listat për deputetë

9 Mars 2021 – Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP fton qytetaret te verifikojne pa vonesa nese emri i tyre eshte vendosur pa pelqimin e tyre ne listat e kandidateve per deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

 

Ditën e djeshme, datë 08.03.2021 ora 24:00 përfundoi afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputet në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021. KQZ ka shpendare zyrtarisht sot, dt 9 Mars 2021, njoftimin per mediat lidhur me partitë politike dhe koalicionet të cilat kanë dorëzuar listat shumemërore në KQZ, te cilat janë si më poshtë:
1. Lëvizja Socialiste për Integrim – LSI
2. Partia Lëvizja e Re – LRE
3. Partia Lëvizja për Ndryshim – LN
4. Partia Aleanca Demokracia e Re – ADR
5. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare – PLDSH
6. Partia Nisma Thurje – NTH
7. Partia Balli Kombetar – PBK
8. Partia Bindja Demokratike ¬- PBD
9. Partia Socialdemokrate – PSD
10. Partia Socialiste e Shqipërisë – PS
11. Partia Demokratike – PD (Aleanca për Ndryshim)
12. Koalicioni Aleanca – AL
13. Koalicioni ABEOK

Qysh tani jane konstatuar parregullsi qe lidhem me pervetesimin e identitetit te kandidateve per deputete. INFOCIP fton te gjithe qytetaret qe te sigurohen qe ne listat shume-emerore nuk eshte perfshire emri i tyre pa konsentin me shkrim te vete qytetarit. Rasti me flagrant i denoncuar deri me tani eshte bere nga Z. Fatlum Nurja, emri i te cilit eshte perfshire pa pelqimin e tij ne listen shume-emerore te FRD, ne kuader te Kualicionit PD-AN, ne Qarkun Shkoder.

 

Ne nje reagim ne faqen e tij në FB, Z. Fatlum Nurja, i cili prej kohesh ofron kontributin e tij profesional ne sektorin jo-qeveritar, duke u aktivizuar ne programet e rendesishme te asistences se huaj per Qeverisjen Vendore, ka denoncuar me tone te forta faktin e pervetesimit te identitetit te tij duke e vendosur emrin e tij ne listen e kandidateve per deputetë.

Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate. Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste… Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije. Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet … dhe me gjere … do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu…” shkruan Nurja ne Statusin e tij, ku ka afishuar edhe fleten e listes shume emerore ku eshte vendosur pa pelqimin e tij emri si kandidat per deputet ne Qarkun Shkoder

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>