E djelë 23/07/2017-Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi një rast të përfshirjes në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, të efektivit të policisë Dedë Kodra, me funksion ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Pas këtij denoncimi reagoi Komisariati i Policisë së Shkodrës, i cili shkarkoi nga detyra efektivin. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nisi hetimin për këtë rast.
Neni 332/a Shpërdorimi i autoritetit policor (Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)