E enjte 29/06/07 – Kandidati i PD Fitim Zekthi në Qarkun e Elbasanit, ngriti akuza për manipulim të rezultatit, pasi në një fshat të Elbasanit, nuk mori as votat e komisionerëve të po këtij subjekti politik. Nuk ka të dhëna mbi identitetin e personave të akuzuar apo nëse ka nisur një procedim penal.
29/06/07-LIBRA publikoi një tjetër rast të vjedhjes së votave të kandidatit të saj, Mystehak Muho në Memaliaj. Ai votoi bashkë me familjarët e vet, gjithsej 6 veta në mjedisin e Pallatit të Kulturës, qendra Nr. 4369/1 dhe nuk mori asnjë votë në rezultatin e numërimit.
Baza ligjore e referuar: Neni 326/2-Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)