E Shtunë 24/06/2017- Policia e Shkodrës po kryen veprimet procedurale në gjendje të lirë për kryetarin e PSD, shtetasin Përparim Zeqir Raboshta, sepse në lagjen “Liria”, te zyra e PSD, po shpërndante 70 pako në qese plasmasi, me vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjente, në këmbim të blerjes votave.
Policia e Vlorës nisi verifikimin ndaj shtetasve A. A, N. H dhe G. O, banues në Vlorë, pas disa informacionesh se kryenin veprime me qëllim blerjen e votave për subjekte elektorale. Të tre këta shtetas ushtronin presion tek zgjedhësit duke iu ofruar para në shkëmbim të votës.
Policia e Gjirokastrës bëri me dije se zbardhi rastin e blerjes së votave u nga një person 57-vjeçar, por për arsye hetimi, nuk dha të dhëna mbi identitetin e autorit. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan prokurorisë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas u denoncuan në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nga shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai deklaroi se në vendin e njohur si “nënstacioni elektrik”, në lagjen nr.2 Kavajë, pranë tij ndaloi një automjet nga ku zbriti shtetasi A. S., i cili e qëlloi dhe e kërcënoi se mbas zgjedhjeve do të kishte probleme. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë në Kavajë.