Shpërndanin pako ushqimore dhe para në këmbim të votës. Kapen në flagrancë të dyshuarit

E Premte 23.06.2017: Burime nga Policia Shkodër raportuan se në Lagjen “Liria”, në një zyrë elektorale, po bëhej shpërndarje pakosh me ushqime, në këmbim të blerjes së votave. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër konstatuan në kushtet e flagrancës, nga këqyrja e zyrës elektorale, rreth 70 pako në qese plastmasë me artikuj ushqimor. Ato shpërndaheshin nga kryetari lokal i një subjekti politik, shtetasi P. Rr. 49 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i janë dërguar prokurorisë.

23/06/2017 – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë duke shpërndarë çeqe në para, pesë persona. Ata konstatuan një automjet me targë AA 147 NC, tip „Ford‟ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë. Në mjet u gjetën shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. Dhe N. N.Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjetike Shqiptare të kryente shpërndarjen e dëmshpërblimeve në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhrit Nr. 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjetikës.Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

polic

24/06/2017 – Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë, shtetasin Izmir Bushaj, me profesion doganier, të cilit iu gjet një listë votuesish dhe një sasi kartëmonedhash. Gjithashtu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë, shtetasin Xhyher Bushaj, të cilit  iu gjet një listë votuesish dhe një sasi kartëmonedhash. Ai ishte duke bashkëpunuar me kushëririn e tij, shtetasin Izmir Bushaj.

Baza ligjore e mundshme: Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) dhe Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>